Celibashi konfirmon kandidaturat për zgjedhjet e pjesshme vendore për Vlorën dhe Beratin më 9 nëntor, refuzohet kandidimi i ish-këshilltarit të PD
Në seancën e kësaj të diele të KQZ-së, janë miratuar kandidimet për Bashkitë Vlorë dhe Berat.
Sipas asaj që ka shpërndarë kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, janë kofirmuar dy kandidaturat e PS-së, Brunilda Mersini (Vlorë) dhe Ervin Ceca (Berat), dhe dy nga zgjedhësit, Dionis Sota (Vlorë) dhe Pavlo Shkarpa (Berat).
Ndërkohë, kërkesa e ish-këshilltarit të PD, Gjergji Nika, si kandidat i pavarur në Vlorë, është refuzuar. Në seancën e sotme publike vendosëm regjistrimin si kandidatë për kryetar të bashkie, për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025:
Vendosëm mosregjistrimin e z. Gjergji Nikë Nika, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit për Bashkinë Vlorë, pasi nga shqyrtimi i dokumetacionit të depozituar rezulton se mungon regjistrimi i Komitetit Nismëtar, që do të përgatiste punën për regjistrimin e kandidat për kryetar të bashkisë Vlorë.
U verifikuan kushtet e kandidimit për kandidatët për kryetar në:
* Bashkinë Cërrik, z. Florenc Doka, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
* Bashkinë Cërrik, z. Eligert Hima, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Lëvizja Shqipëria Bëhet”;
* Bashkinë Cërrik, z. Amarildo Hoxha, kandidat i propozuar nga zgjedhësit
* Bashkinë Mat, z. Altin Bojni, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
* Bashkinë Mat, z. Eduart Brahilika dhe zj. Suzana Tahir Pasha, kandidatë të propozuar nga zgjedhësit;
* Bashkinë Tepelenë, z. Gramos Sako, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
* Bashkinë Tepelenë z. Gabriel Guma, kandidat i propozuar nga zgjedhësit.
Në bazë të të dhënave të deklaruara në formularët e vetëdeklarimit dhe informacionit të ardhur nga DPB, nuk përbëjnë kusht për mosregjistrimin e kandidatëve ndaj KZAZ-të duhet të vazhdojnë procedurat për regjistrimin e kandidatëve.
Gjithashtu, u hodh shorti dhe u miratuan rezultatet e tij për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për kryetar bashkie në fletën e votimit, për zgjedhjet e pjesshme, të datës 9 nëntor 2025.
U miratua përmbajtja e fletës së votimit. Renditja në fletën e votimit për subjektet zgjedhore do të jetë si më poshtë vijon:
U caktua koha e transmetimit në radiotelevizionin publik të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025.
Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi prej:
– 50 (pesëdhjetë) minuta në Televizionin Publik dhe 30 (tridhjetë) minuta në Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
– 25 (njëzet e pesë) minuta në Televizionin Publik dhe 15 (pesëmbëdhjetë) minuta në Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të Lëvizja Shqipëria Bëhet;
– 5 (pesë) minutash në televizionin publik dhe 5 (pesë) minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore për secilin prej kandidatëve për kryetar bashkie të propozuar nga zgjedhësit.
U caktuan partitë politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave. Partia Socialiste e Shqipërisë ka të drejtën e propozimit për 2 anëtarë të GNV, Partia Demokratike ka të drejtën e propozimit për 1 anëtar të GNV dhe Partia e Lirisë ka të drejtën e propozimit për 1 anëtar të GNV.
Ndër të tjera, u caktuan vendeve të numërimit të votive dhe u dha autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së dy qendrave të votimit, për zgjedhjet e pjesshme të datës 9 nëntor 2025.
