Zguro: Raporti i OSBE/ODIHR-it evidentoi një shpërdorim masiv të burimeve shtetërore, institucionet nuk morën asnjë masë
Dhimitër Zguro nga “Qëndresa Qytetare” në një intervistë për “Ora News” analizoi zhvillimet politike të javës që sapo po mbyllet ku u ndal tek raporti përfundimtar për zgjedhjet e 11 majit i hartuar nga vëzhguesit ndërkombëtar të OSBE/ODIHR-it
Zguro u shpreh se raporti flet për një shpërdorim të burimeve publike si një fenomen i përhapur në masë.
“Raporti i OSBE/ODIHR-it ndryshe nga organizatat shqiptare të vëzhgimit të zgjedhjeve, ishte pak më diplomatik dhe pak më i kursyer sa i përket roleve të institucioneve shtetërore.
Pasi ajo ccfarë është konstatuar në praktikë dhe është evidentuar edhe në raportin e OSBE/ODIHR-it është se kemi të bëjmë me një shpërdorim masiv të burimeve shtetërore dhe ndryshe nga zgjedhjet e kaluara përveç se ky fenomen ishte i përhapur në masë, organet shtetërore që nga KQZ-ja apo Komisioni i Ankimimeve nuk kanë marrë masa administrative ndaj shkeljeve në fjalë, duke i kaluar ato në fazën e këshillimeve apo dhe pushim të çështjeve”, u shpreh ndër të tjera Dhimitër Zguro
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DHIMITËR ZGURO

