Eh mor Lal, ç'na ka mor malli... me atë zdromllikun tënd që na e rrase ne
Eh mor Lal, ç'na ka mor malli për ato këshillat e tua. Na mungon nëpër ekrane, me atë thjeshtësinë tënde, me atë zdromllikun tënd që na e rrase ne, çunave të Tironës.
E majtëm Lal, pa merak. Na prishe dhe teatrin, e mbajtëm se nuk kishim nga të luanim.
Artisti të kishte në litarë si Puppet. Ti luajte me logjikën e akullt të punës, dhe që bëre shumë gjëra që nuk i shërbenin aspak popullit, por përkundrazi.
Ti merreshe me plakat fshatare që dilnin të shisnin domate e qepë. Por jam i sigurt që nuk është faji jot.
Është sistemi që të korrupton edhe fiq po të shesesh, jo më të drejtosh një Kryeqytet.
Po në anën tjetër ç’i duhet popullit kush është i miri dhe i keqi. Populli i di të gjitha. E vetmja fatkeqësi është po ajo që është bekim.
Zhgënjimi për një figurë qeveritare dhe besimi që paska një Zot.
Ku ishe asgjëkundi, çfarë bëre, askurgjë!!!
