Raporti për zgjedhjet/ Ramaj: Nuk mund të futesh në BE pa bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme

Në “Drejt” nga Luan Rama, avokati Redi Ramaj tha se duhet që tashmë në vendin tonë të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme, pasi nuk mund të futemi në BE në këtë gjendje. 

Rama: Jo vetëm shkelet ligji dhe ka vepra penale që duhet të shkojnë njerëz para drejtësisë, por kemi edhe prishje të rendit kushtetues dhe demokracisë. Çështja është nëse do të arrijmë që të bëjmë zgjedhje të mira dhe demokratike, sepse ky varianti që bëjmë zgjedhje pak më të mira, por duhet përfunduar një herë e mirë që në Shqipëri ka garë.

Nëse thua se qeveria ka një objektiv që do të shkojë në BE atëherë duhet të kemi një shtet të përafërt me BE-në dhe kjo nuk mund të bëhet nëse nuk ka një shtet demokratik me zgjedhje të lira dhe të ndershme.