''Raporti i OSBE u duk si lemonadë'', Tafani: I njëjti raport përsëritet sa herë kemi zgjedhje
Analisti dhe juristi, Endri Tafani i ftuar në emisionin ‘’Drejt’ në Ora News u shpreh se raporti i OSBE-ODIHR është i njëjti raport pak a shumë që përsëritet sa herë kemi zgjedhje.
Tafani: Ky raporti i OSBE u duk si lemonadë.
Është një lemonadë që e kemi parë edhe në 2021, 2017, 2013.
Është po i njëjti raport.
Po të njëjtat probleme, herë përkeqësohen e herë përmirësohen.
Tashmë është bërë ndonjëherë e lodhshme që të rrish të thuash pak a shumë po të njëjtat gjëra për të njëjtin raport i cili përsëritet e përsëritet sa herë që kemi zgjedhje.
Sipas raportit situata politike ishte më e polarizuar kësaj radhe.
Pra një pjesë e raportit kishte të bënte me polarizimin e situatës.
Me gjuhën e artikuluar nga palët dhe ishte si pikë e raportit edhe përdorimi më i shtuar i administratës.
Ishte shtuar si pikë edhe kjo pjesa e kërcënimit apo shtrëngimit apo e bërjes presion për marrjen e votës.
