Balluku inspekton punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës.
Gjatë fjalës së saj Balluku theksoi se punimet kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa theksoi se ecuria e projektit është shumë e mirë.
“Kemi dhe dy nyjet lidhëse. E gjitha kjo shpresojmë që faza e parë dhe faza e dytë ta dorëzojmë për akses në fund të muajit dhjetor. Po punohet në të gjithë vendin dhe të gjitha akset rrugore sa i përket pastrimit për të gjitha objektet pa leje. Dhe gjithashtu fokusi do të jetë edhe gjelbërimi. Besoj që qytetarët kanë treguar mirëkuptim e di që nganjëherë ka disa orë që vështirësohet trafiku, por nëse sot do të marrin lajmin që faza e arë dhe faza e dytë deri të nënkalimi i Kasharit do të hapet deri në fund të këtij viti do të ndihen disi të lehtësuar”, tha Balluku.
