Raporti i OSBE-OHDIR për zgjedhjet e 11 majit/ Malësia: Jo ashtu siç e donte opozita

Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Xhoi Malësia tha se Raporti i OSBE-së për zgjedhjet flet për probleme madhore, por nuk besoj se është në pritshmëritë që kishte opozita.

Malësia: Raporti flet për probleme madhore, por nuk besoj se është në pritshmëritë që kishte opozita, dhe ajo nuk mund të bëjë një dëm të madh.

Nuk besoj se ka pasur ndikim në OSBE. Raporti thotë atë që ka përsëritur opozita, ku mazhoranca ka përfituar nga administrata dhe është shkrirë linja mes partisë dhe shtetit.

Ka pasur raste të intimidimit të administratës, opozitës dhe përdorim të patronazhistët. Dhe shton se nuk janë arritur standarde ndërkombëtare. Raporti thotë se ishte shqetësim shit-blerja e votës dhe influenca e dyshuar e elementëve kriminalë.