Raporti i OSBE-ODIHR/ Meta: Liderët e partive gjatë fushatave zgjedhore të merren me programe konkrete
Ekspertja e çështjeve zgjedhore, Gerta Meta në një intervistë në Ora Neës u shpreh se liderët e partive politike gjatë fushatave zgjedhore duhet të merren me programe konkrete.
Meta: Eksponentët më të rëndësishëm të palëve politike dhe konkretisht liderat e partive politike të të dy kampeve kemi parë që e përqëndrojnë fushtën elektorale duke kaluar ndonjëherë edhe në bullizëm në fjalorin e tyre ndaj njëri tjetrit.
Kjo është e dëmshme përsa i përket asaj që ne themi që qytetarët dhe votuesit duhet të kenë një komoditet edhe duhet të kenë qetësinë e duhur politike për të menduar se në ç’drejtim do shkojë vota e tyre dhe kjo duhet të vijë natyrshëm dhe jo e presionuar dhe jo e frustruar nga mesazhet e forta politike që ndonjëherë fusin edhe militantët në garë për të ndodhur ato incidente që ndodhin gjatë fushatave zgjedhore dhe që nuk është fare normale dhe nuk kanë pse të ndodhin.
Ndërkohë që procesi I votimit është një proces i cili kërkon kohën e vet edhe duhet bazuar jo në retorikën e ashpër politike.
Por duhet bazuar në qasjet programore, në premtimet konkrete që ata japin gjatë fushatave elektorale.
