Kalaja: Raporti i OSBE-ODIHR përcaktoi që partia dhe shteti nuk u ndanë në zgjedhjet e 11 majit

Gazetari, Aulon Kalaja i ftuar në emisionin ‘’Drejt’ në Ora News u shpreh se raporti i OSBE-ODIHR  e përcaktoi që partia dhe shteti nuk u ndanë në zgjedhjet e 11 majit.

Kalaja: Raporti e përcakton që partia dhe shteti nuk u ndanë.

Pra vazhdon e njëjta sëmundje.

PS me gjithë enturazhin e vet u hodh në fushën e lojës dhe kjo ka të bëjë me barazinë e zgjedhjeve.

Pra zgjedhje të barabarta, zgjedhje të ndershme nuk ka.

Ndershmëria është koncept abstrakt, por që të barabarta sigurisht që duhet të ketë.

Pra qeveria nuk mund të ndeshet opozitën.

Duhet të ndeshet PS me PD, sepse zgjedhjet janë jo të qeverisë, janë të partive politike.

Ky është koncepti që duhet të kishin zgjedhjet.

Qarku i Durrësit diktohet nga krimi i organizuar.

Dhe unë këtë moment nuk e pashë tek raporti i OSBE-ODIHR.

Pra kjo ishte pritshmëria ime e cila nuk u përmbush nga ky raport.