"Zotrote ma ke ngritur si problem"/ Rama kapet me kryebashkiakun e Kuksit: Mos më tund kokën
"Njerëzit mund ta kenë tokën, por nuk kanë marrë dokumentin që i jep me letër atë që ka në zakon dhe duan të investojnë në tokën e tyre mirëpo të gjithë kemi ngritur duart lart se nuk kanë letrat. Bëmë ligjin 20/20 për të adresuar këtë problem. Ne kemi ndërtuar këtë paketw që ti japë mundësi atij që ka tokën që të vijë në bashki e të thotë dua të ndërtoj këtu. As ti nuk e ke sjellë kështu mos pyet Ilir Xhakollin. Po të them për paketën që paketa i jep përgjigje edhe asaj problematike që nuk ia jep ligji 20/ 20. Unë po them të njëjtën gjë. Unë e di që ke kapacitetet e Leninint që të flasësh me 7 veta në të njëjtën kohë.
Ajo që ne kemi pritur është që procesi të ngece, është hapi juaj që të përcaktoni zonat, që në këto zona duam të hapim rrugën e kësaj pakete, duke praktikisht përjashtuar vetëm ato pjesë që janë zona të mbrojtura. Pse nuk bëhet kjo? Çfarë e pengon këtë punë, që njerëzit të rrinë të presin tu hapet rruga. Nuk kemi hartat e zonave të përcaktuara. Do të ju lutesha shumë që të përcaktoni zonat, duke përfshirë sa më shumë territore, përveç atyre pikave që për arsye ligjore është e pamundur të investohet. Më dëgjon ti kryetari i bashkisë së Kukësit, më dëgjon. Më dëgjon?! Por se di nëse më kupton?! Një nga shtysat për këtë paketw kanë qenë kuksianët, ku niveli i interesimit për të investuar është shumë i lartë nga ata që janë në emigracion. Sa herë kam ardhura atje zotrote ka ke ngritur si problem. Ka pesë muaj që i ke në dispozicion, të gjithë instrumentet, e ti koma nuk ke sjellë hartën”, tha Rama.
