Procesi i Berlinit/ Maho: I vetmi vend që nuk ka marrë asgjë nga ky takim ka qenë Shqipëria
Gazetari, Armand Maho i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në procesin e Berlinit i vetmi vend që nuk ka marrë asgjë nga ky takim ka qenë Shqipëria.
Maho: I vetmi vend që nuk ka marrë asgjë nga ky takim ka qenë Shqipëria.
Pra duke parë edhe inferioritetin e vet karshi liderëve të tjerë europianë, zoti Rama bëri atë që bëri me atë shakanë pa kripë për zotin Trump.
Besoj e mbani mend me Macronin.
Sepse se çfarë i duhet një vendi si Shqipëria një çështje e madhe si Brexit që të merret kryeministri jonë, a mund ti japi njeri shpjegim kësaj.
Brexit e dimë shumë mirë se ishte një nga diskutimet më të mëdha dhe më komplekse të unionit.
Del tani një kryeministër i vendi periferik që nuk e qasin as te dera dhe flet që ju jeni futur në depresion i thotë anglezëve që pranuat Brexit.
Pra një politikë pa kuptim fare që ndoshta mund ta quaj edhe klienteliste.
