Procesi i Berlinit në Londër, Rama: Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2025, 07:59
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga pjesëmarrja e tij në Samitin e Procesit të Berlinit, i mbajtur dje në Londër.
Në fotot që Rama ka shpërndarë në Facebook, shihen momentet e takimeve që kryeministri zhvilloi gjatë samitit, ku u trajtuan temat e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe perspektiva europiane e rajonit.
Rama është takuar me Mbretin Charles III, kryeministrin britanik Starmer edhe kancelarin gjerman Merz.
“Mirëmëngjes dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë,” ka shkruar Rama në postimin e tij
