Shqipëria në BE pa të drejtën e vetos/ Sefa: Shqipëria s'ka fuqinë të vendosi veton në BE

Avokati, Indrit Sefa i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh për propozimin e Ramës që Shqipëria të futet në BE pa të drejtë vetoje, se edhe sikur Shqipëria të kishte të drejtën e vetos nuk e ka fuqinë të vendosë atë në BE.

Sefa: Mua nuk më vjen çudi edhe sikur Rama të dali me maskë Halloëeni ndonjë ditë në këto samite.

Mjafton që të bëjë lajm.

Ai e ka kuptuar, që të thotë çfarë të dojë vetëm që të bëjë lajm.

Nuk ka rëndësi se çfarë thotë. E ka kuptuar se situatën e brendshme nuk i rrezikohet pushteti i brendshëm nga çfarëdo lloj qëndrimi apo diskutimi të mbajë në arenën ndërkombëtare.

Edhe ai ndonjë ditë do veshi maskë edhe do vejë në samit vetëm që ta nxjerrë Daily Mail.

Propozimi që ka bërë që ne të hyjmë në Europë pa të drejtë vetoje dhe pa të drejtë vote, praktikisht edhe sikur ti kemi nuk kemi për ti përdorur kurrë.

Se Shqipëria nuk ka fuqinë të vendosi veton në BE. Nuk e kanë bërë shtete shumë herë më të fuqishme se Shqipëria.