“Kush po e rr*an për urdhrat... ”/ Bujar Leskaj “godet” nga protesta për UÇK-në (Video)

Bujar Leskaj, një nga zërat e vjetër të Partisë Demokratike, ka vendosur të dalë hapur kundër direktivës së forcës së tij politike, duke marrë pjesë në protestën qytetare pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në sheshin “Skënderbej”.

Ndryshe nga pjesa më e madhe e deputetëve të PD-së, të cilët zgjodhën të distancohen nga ngjarja pas një udhëzimi të brendshëm, Leskaj është shfaqur mes protestuesve, duke treguar se nuk ka ndërmend të ndjekë vijën zyrtare të partisë.

Pyetur nga një gazetare “se u bë edisata herë që thyen urdhërat e aprtisë”, ai ka dhënë një përgjigje të shkurtër dhe goditëse: “E kush po e rruan për urdhra” (i largon mikrofonin gazetares). Duke nënkuptuar qartë mospërfilljen ndaj urdhrit të lartë partiak.