Deputeti i PS, Deliu në protestën e UÇK: E papranueshme që komandantët të jenë mbi 5 vite në paraburgim

Deputeti i PS, Denis Deliu në një intervistë në Ora News u shpreh se është e papranueshme që komandatët kryesorë të UÇK të jeni mbi 5 vite në paraburgim.

Deliu: Procesi në Hagë është një proces kompleks.

Të gjithë nuk do donim që të zgjatej kaq shumë dhe të shkonte pa mbarim.

Është e papranueshme, e pajustifikueshme që komandantët kryesorë të luftës të jenë me mbi 5 vite në paraburgim.

Kanë kaluar të gjitha afatet.

Kanë pasur të gjithë mundësinë, Prokuroria Speciale dhe gjykata Speciale të mbledhi prova por fatkeqësisht Serbia e mbështetur nga Rusia kanë një eksperiencë dhe një traditë sa i përket mbledhjes së provave, fabrikimit të provave të rreme për ta prishur apo dëmtuar imazhin dhe simbolikën heroike të luftës së UÇK, duke dënuar komandantët e tyre.

Është e dhimbshme, është kriminale duke nisur që nga akuzat që komandatët e lartë të UÇK futen në akuza ndërmarrje kriminale e përbashkët, gjë që do të çonte në të gjithë uljes e vlerës që realisht UÇK ka pasur në luftë.