PD vijon ankesat ndaj mazhorancës në Konferencën e Kryetarëve: Opozitës po i mbyllet goja, po na humbet durimi
Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve opozita ka vijuar debatet me paërfaqësuesit e mazhorancës, të cilën e akuzon se po i mbyll të gjitha hapësirat opozitës.
Demokratët Belind Këllicci dhe Agron Gjekmarkaj vijuar poretndimet se opozitës po i mbyllet goja.
Agron Gjekmarkaj akuzoi se parlamenti është marrë peng, po i bëni atentat opozitës dhe shoqërisë.
DEKLARATAT NË MBLEDHJE
Belind Këlliçi: Po ngushtoni hapësirat që ka opozita në Kuvend. Kjo është anti-kushtetuese dhe e pa tolerueshme. Opozita nuk kërkon trazira dhe nuk është për jo normalitet, po na e impononi ju reagimin e fortë. E impononi ju me shkeljen e Kushtetutës.
Agron Gjekmarkaj: Zoti Kryetar, te nderuar koleg te dy kraheve më shumë sesa si perfaqesues i opozites si qytetar i ketij vendi e perjetoj me shqetesim dhe dhimbje te thelle kete qe po ndodh me Parlamentin dhe fjalen të cilen e keni marre peng! Ky eshte nje atentat qe po i bei kesaj shoqerie! Kuvendi eshte prone e saj!
Ju po perpiqeni te depersonalizoni Opoziten por ne fakt po depersonalizoni vetveten , ju nuk e kuptoni ne kete turravrap se duke zvogluar lirite dhe hapesirat e opozites keni ngushtuar lirite e hapesirat tuaja jetike politike e njerzore! Andej nga e kam une origjinen kane nje fjale te urte “nuk te mban ajo çfarë sheh” ! Kemi pare kesaj ana Vip socialiste e kujtoni Saimiri Tahirin sa pimpant, sa arrogant , sa vrapues e kumbues ka qene? Njerzit i dukeshin miza!
Po ashtu Arben Ahmetajn , Tigri i zhburreruar ne Tigrush te cilit Tokesoret i ngjani te parendesishem!
Beqen e Lalin gjithashtu ne apogje ! U perdoren u hollen dhe ne fund secili prej tyre mbrojtjen qe ju takon si individ ne kushtet e shtetit ligjor e kerkojne tek ligjet dhe tek kushtetuta qe ju po copetoni dite pas dite! Pse po e them kete askend nuk e mbron militantizmi dhe njeanshmeria por rregullat e shkruara e te respektuar bashkarisht!
Ajo qe ndodhi dje ishte perseri tentativa e rradhes per te zvogluar mekanizmat e kontrollit mbi Qeverine dhe Institucionet!
Deputetet nuk kane te drejte vetem te depozitojne pyetje por te bejne pyetje ne cilen forme ata ta deshirojne ! Ju dje e prishet kete tradite dhe fryme te rregullores jo se patet hallin e komisionerit i cili per hir te se vertetes tregoi dinjitet duke mos u bere pjese e skenarit tuaj!
Deputeti i ben pyetjet live, mund ti interpretoje, mund ti kontekstualizoje mund ti azhornoje mund ti shkruaj pa imponim ! shqetesimi juaj eshte tjeter nuk doni tu dale jashte parashikimit interpelanca me institucionet e drejtesise per aferat korruptive te depozituara ne Spak! Doni qe ky moment te kaloje sa me shpejt e ne terr mundesisht!
Ketu ka qene Kryetare Zonja Nikolla , Zonja Spiropali , Ju zoti Peleshi Kryetar Grupi , zoti Çuçi gjithashtu nje fare kohe zoti Balla megjithe debatet e ashpra per gjera ku kemi rene dakort kemi vazhduar ne dakortesi per funksionim e parlamentit jo per ceshtje personale! Ky ndryshim pozicionesh me ju Kryetar Kuvendi e Zotit Balla kryetar i grupit socialist ka sjelle nje situate te paprecedente! Nese ju te dy keni marre persiper te zhbeni pluralizmin te zhbeni opoziten mund te veme nje bast publik qe nje dite do te zhbeni vetveten e nuk do te keni as lot per te qare!
Dhe ne fund dje folem per Kosoven por edhe aty mbetet te kompleksuar nga 8 Nentori 1941 kur Miladini e Dushani themelonin partine tuaj duke i futur thiken pas shpine ceshtjes kombetare! Zoti Balla dje thate qe serbete per te na share therrisnin Sali Berisha , e vertete dhe kjo se ata Sali Berishen e njohin per armik, per patriot shqiptar! Tani zoti Manja jeni i lire te me denoni edhe mua me nja 25 dite sepse si ka ardhe puna mund te ngrini si shqetesim prishjen e qejfit, te humorit dhe te vizioneve te Edi Rames per Shqiperine 2030!

