Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë/ Rama ndan pamjet: Zemra mal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2025, 17:33
Në Tiranë u zhvillua sot protesta me moton “Unë jam UÇK”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Qindra qytetarë, veteranë, të rinj dhe përfaqësues politikë morën pjesë në marshim, duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe thirrje në mbështetje të luftës çlirimtare.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje nga protesta, duke shkruar shkurt: “Zemra mal.”
