VENDIMI/ Protesta e 17 tetorit, Komuna e Prishtinës siguron transport për veteranët e UÇK-së
Kryetari në detyrë i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka firmosur vendimin për sigurimin e transportit për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë.
“Sot kam nënshkruar vendimin për të siguruar transportin për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.
Ai theksoi se veteranët nuk janë vetëm pjesë e së kaluarës, por e ndërgjegjes kombëtare.
“Veteranët tanë nuk janë pjesë vetëm e së kaluarës, por janë pjesë e ndërgjegjes sonë kombëtare dhe Prishtina, si kryeqytet i Kosovës, do të mbetet shembull i respektit institucional, i kulturës politike dhe i mirënjohjes publike”, thekson Rama.
Në fund të mesazhit të tij, kryetari në detyrë i Bashkisë së Prishtinës shprehu nderim për të gjithë veteranët, familjet e dëshmorëve dhe ata që mbajnë gjallë kujtesën e lirisë.
“Me nderim të thellë për të gjithë veteranët, për familjet e dëshmorëve dhe për të gjithë ata që e mbajnë ende gjallë kujtesën e lirisë sonë, shihemi në Tiranë. Ju takon respekti i një kombi të tërë”, përfundon Rama.


