“Tirana” në krah të UÇK-së, Keçi: Sot të gjithë në shesh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 17 Tetor 2025, 09:40
Shoqata Tirana do të jetë në shesh pasditen e sotme në marshimin protestë që do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar në në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
Kreu i Shoqatës Tirana Ruzhdi Keçi, në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se kjo protestë simbolike përcjell një mesazh të fortë.
Keçi ndër të tjera zbuloi dhe disa prej figurave të njohura shqiptare nga të gjitha trevat që do të jenë sot në shesh, duke nisur që nga përfaqësuesit dhe veteranët e UÇK-së, ato politike si Ali Ahmeti apo edhe artisti i madh Ari Vladi
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME KREUN E SHOQATËS “TIRANA” RUZHDI KEÇI
