Arrestohet 39-vjeçari në Korçë, sulmoi prindërit
Policia e Pogradecit ka arrestuar ditën e sotme një 39-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike tek prindërit të tij.
Sipas njoftimit të bluve, i arrestuari me inicialet R.I., nuk është ndalur vetëm te dhuna, por dyshohet se ka kërcënuar prindërit me një thikë. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të policisë, 39-vjeçari është vënë në pranga.
NJOFTIMI
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin R. I., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur ata, me mjet prerës (thikë). Të dëmtuarit u pajisën me urdhër mbrojtjeje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-R. M., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 14-vjeçare;
-për një 15-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur një celular dhe një shumë lekësh, në automjetin e një 26-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

