VIDEO/ U largua për arsye familjare, Bido replikë me Berishën: Të paktën dëgjo Tritan Shehun

Ka vijuar në distancë replika e deputetit socialist Ardit Bido me kryedemokratin Sali Berisha lidhur me deklaratat në Kuvend për qëndrimet e palëve mbi gjenocidin serb në Kosovë.

Teksa thotë se u largua nga salla për arsye familjare, Bido i sugjeron Berishës që minimalisht të dëgjojë deputetin e tij Tritan Shehun.