Kushtetuesja: Ministria të paguajë gazetarin Qyno me 2 mln lekë për shpenzimet avokatore. SPAK nuk shkatërron 2 telefonat
Një vendim i marë dy ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese, i ka dhënë pjesërisht të drejtë gazetarit të Kronikës së Zezë, Elton Qyno, duke e shpërblyer financiarisht atë për shpenzimet gjyqësore dhe avokatore në procesin ligjor të përballjes me SPAK.
Gazetari Qyno, kishte kërkuar që Kushtetuesja të shprehej lidhur me një faturë tatimore prej gati 2 milion e 600 mijë lekë të vjetra, që ishte shërbimi i avokatisë.
Kërkesa është marë në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese dhe dy ditë më parë vendosi ta pranojë atë vetëm në vlerën e dëmshpërblimit në tarifën fikse prej 2 milion lekë të vjetra.
Kushtetuesja ngarkon në mënyrë të drejtpërdrejtë Ministrinë e Financave të ekzekutojë vendimin e Gjykatës.
Gazetari Elton Qyno prej datës 13 dhjetor 2023 u përfshi në një përplasje juridike me prokurorinë e posaçme SPAK, për mbrojtjen e burimeve gazetareske, lirinë e profesionit të gazetarit, lirinë e shprehjes dhe jetën private.
Ndërsa veprimet e SPAK si sekuestrimit dhe kontrollet, të kryer në datën 13 dhjetor 2023 dolën tërësisht të paligjshme dhe antikushtetuese, në mënyrë të çuditshme dhe aspak ligjore prokuroria e posaçme SPAK, e udhëhequr nga Altin Dumani, refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke mos shkatërur kopjet elektronike të dy aparateve celularë të gazetarit Qyno.
SPAK refuzon shkatërimin e kopjeve duke interpretuar se dy telefonat e gazetarit Elton Qyno, janë sende dhe jo paisje elektronike. Ndërsa për habi aparati telefonik “IPHONE 6” i sekuestruar djalit të tij, E.Q, është paisje kompjuterike dhe tashmë të gjitha kopjet e këtij telefoni janë shkatëruar.
Pra sipas SPAK dy telefonat tip “Samsung” të gazetarit Qyno janë sende dhe jo paisje kompjuterike dhe nuk duhet të shkatërohen. Ndërsa telefoni i djalit të gazetarit, tip “Iphonë 6” qënka sipas SPAK paisje kompjuterike dhe duhet të shkatërohet.
Një ping-pong fjalësh që tashmë ka shkuar për shqyrtim në gjykatë dhe se ankesa pritet të shkojë sërisht në Gjykatën e Lartë për shqyrtim pse jo dhe në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkohë pas vendimit të djeshëm ka reaguar edhe qëndra “Respublica” e avokatit të njohur Dorian Matlija, e cila në një postim në “FB” ka shkruar si më poshtë vijon se:
”…Çështja “Qyno” rikthehet me një zhvillim tjetër. Gjykata Kushtetuese ka pranuar edhe kërkesën e paraqitur nga gazetari për të rimbusuar shpenzimet gjyqësore në shumën 200.000 lekë…”.
Ky rast, së bashku me atë të qytetarit T.D. pak ditë më parë, janë rastet e para në historinë e Gjykatës Kushtetuese dhe përbëjnë precedent të ri për kostot avokatore të qytetarëve që ngrenë pretendime të drejta për shkelje kushtetuese.
Ky është një hap i vogël por edhe i rëndësishëm që forcon standardet e drejtësisë kushtetuese dhe aksesin efektiv në drejtësi.
Shuma e akorduar do të përdoret nga Res Publica për të vazhduar mbrojtjen ligjore të gazetarëve në raste që lidhen me interesin publik.