Merz kërkon përdorimin e aseteve të ngrira ruse në samitin e BE-së

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha sot se do t’i bëjë thirrje Bashkimit Evropian që të përdorë asetet ruse të ngrira në Perëndim për të siguruar një hua prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën, me qëllim financimin e përpjekjeve të saj në luftë, gjatë samitit të ardhshëm të BE-së, sipas “Reurters”

Merz e kishte propozuar për herë të parë në fund të shtatorit një hua të BE-së pa interes, të garantuar nga asetet e ngrira ruse.

“Ne nuk duam ta bëjmë këtë për ta zgjatur luftën, por për ta përfunduar atë”,  tha Merz në një fjalim në Bundestag, dhomën e ulët të parlamentit gjerman.

“(Presidenti rus Vladimir) Putin duhet ta kuptojë se mbështetja jonë për Ukrainën nuk do të zbehet, por do të rritet, dhe se ai nuk mund të llogarisë të na tejkalojë me durim”.