Kubilius: 6.8 trilionë euro për mbrojtjen e Europës, investimi më i madh në histori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Tetor 2025, 15:26
Bashkimi Evropian do të investojë afërsisht 6.8 trilionë euro në mbrojtje deri në vitin 2035, pra një ”shpërthim të vërtetë” financiar, deklaroi komisioneri i BE-së, Andrius Kubilius.
‘’Plani do të kërkojë të gjitha burimet e financimit të disponueshme në nivel kombëtar dhe të BE-së”, shpjegoi ai.
‘’Shpenzimet për armatim do të bazohen kryesisht në buxhetet kombëtare të cilat do të ndajnë burime 100 herë më të mëdha se burimet e BE-së, për të përmbushur objektivat e aftësive të NATO-s”, theksoi ai.