Marrëveshja Izrael-Palestine, Topollaj: Histori e gjatë, që nga viti 1948. Hamasi e nisi me akte terr*riste

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, diplomati Spartak Topollaj foli për marrëveshjen Izrael-Hamas, ku u ndal edhe tek historiku i Hamasit.

" Hamasi vazhdoi organizimin edhe me lider të tjerë dhe mbërriti deri tek fakti që në 2006, në zgjedhjen që u bënë në Palestinë, mundi edhe Fatahun e Jaser Arafatit dhe presidentit aktual Mahmut Abaz.

Duke zënë pjesën më të madhe të vendeve në Parlamentin e Palestinës dhe duke formuar qeverinë në Gaza, Hamasi e sundonte dhe e qeveriste Gazën.

Me të vërtetë Hamasi në gjuhën arabe përkoiçidon edhe me fjalën tjetër arabe zell, entuziazëm i madh luftarak dhe ka e një koeçidencë tjetër me fjalorin e gjuhës hebre të izraelitëve.

Kryesorja është kjo, që Hamasi e nisi me aktet terroriste, duke vënë bomba dhe duke vrarë një numër të madh izraelitësh apo qytetarë të tjerë të rastësishëm ku këta vinin bomba, prandaj u konsiderua dhe lëvizje terroriste, organizatë terroriste, që nga SHBA dhe nga vendet demokratike të europës. Deri ditët e fundit kështu ka qenë, deri në ditët ku më në fund u binden të bëjnë një marrëveshje.

Historia është e gjatë që nga 48, 56, 66, 73 deri kohët e fundit, zhvillimet e së cilës po i përjetojmë aktualisht", u shpreh Topollaj.