Zgjedhjet në Kosovë/ Isufi: Janë 17 komuna që do shkojnë në balotazh, disa kanë qenë befasi

Gazetari, Venhar Isufi në një intervistë në Ora News u shpreh se janë 17 komuna në Kosovë që do shkojnë në balotazh.

Isufi: Në fakt e kemi tashmë të ditur se sa komuna janë në balotazh.

Janë 17 komuna gjithsej të cilat tashmë më 9 nëntor do të shkojnë sërish në një ditë pra të zgjedhjeve për kryetar komunash.

Ajo të cilat janë kryesore është Prishtina pra si kryeqyteti i Kosovës.

Është interesante Mitrovica.

Gjithashtu në rast se nuk do të ketë lëvizje edhe në votat e Diasporës, është edhe komuna e Gjilanit e cila mund të shkojë në balotazh.

Është Gjakova,  por është edhe Peja një vend në të cilin nuk është pritur fare që të ketë balotazh.

Pra janë disa komuna në të cilat kanë dalë befasi.