Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Beqiri: Duhet parë nëse opozita do të bashkëpunojë kundër Kurtit

Evarist Beqiri, pedagog tha në “Drejt” nga Luan Rama se tashmë duhen parë edhe aleancat me partive opozitare në Kosovë kundrejt Albin Kurtit.

Beqiri: Nëse do të mbështesin kandidatët e njëra-tjetrës kundër Kurtit do të jetë një tregues edhe për të ardhmen për politikën qendrore. Nëse do të jepet mandati për të formuar qeverinë pasi i është dhënë Kurtit, duhet parë kjo situatë që është tejkaluar krizën 8-mujore për demokracinë e Kosovës.

Duhen nxjerrë mësime nga kjo sfidë dhe duhen parë se si do të konfigurohen aleancat më pas. Nuk më pëlqen që ta akuzojmë Kurtin dhe ta krahasojmë me Millosheviçin. Kosovës nuk i bën mirë, se nuk krahasohet Kurti me një kriminel lufte.