Osmani përgëzon Trump-in dhe kërkon që plani i tij për Gazën të zbatohet plotësisht

Presidentja Vjosa Osmani e ka përgëzuar Presidentin amerikan, Donald Trump, për nënshkrimin e planit të paqes në Gaza.

Osmani tha se “kjo marrëveshje ofron një rrugë për t’i dhënë fund viteve të vuajtjeve dhe pasigurisë, duke u dhënë familjeve të panumërta mundësinë për të jetuar në siguri, dinjitet dhe liri”.

Osmani ka bërë thirrje që ky plan të zbatohet plotësisht.

“Sot shënohet fillimi i një agimi të ri dhe një kapitulli të rëndësishëm për paqen në Lindjen e Mesme me nënshkrimin e Planit të Paqes në Gaza.

Nëpërmjet lidershipit vendimtar dhe të guximshëm të Presidentit Donald Trump dhe angazhimit të të gjithë udhëheqësve që punuan pa u lodhur drejt këtij qëllimi, ky moment shprese i shumëpritur është bërë realitet.

Kjo marrëveshje ofron një rrugë për t’i dhënë fund viteve të vuajtjeve dhe pasigurisë, duke u dhënë familjeve të panumërta mundësinë për të jetuar në siguri, dinjitet dhe liri. Ne i nxisim të gjitha palët të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të zbatojnë plotësisht planin e paqes të @POTUS”, ka shkruar Osmani.