Tafani: Politika e jashtme e Albin Kurtit skandaloze. Kosova duhet të anëtarësohet në OKB

Endri Tafani, analist tha në “Drejt” nga Luan Rama se Politika e jashtme e Kurtit ka qenë skandaloze dhe se Kosova ka një problem jetik që duhet të anëtarësohet në OKB.

Tafani: Politika e jashtme e Kurtit ka qenë skandaloze. Kosova ka një problem jetik që duhet të anëtarësohet në OKB, sepse po e shohim si situatë edhe me Palestinë që e ka shumë të vështirë. Nuk është ecur far enë këtë pjesë, por edhe janë vënë sanksione.

Në progres-raport thuhet se Kosova po ecën drejt një autokracie, që tregon edhe probleme të brendshme. Kurti ka krijuar një bazë me fanatikë, teksa është krijuar edhe një përçarje me Shqipërinë. Po ashtu ka krijuar edhe një përçarje me UÇK-në.