Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Çejku: Të gjithë fituan dhe të gjithë humbën, LVV-ja e ka ruajtur fuqinë e vet
Arben Çejku, ish-ambasador tha në “Drejt” nga Luan Rama se në Kosovë të gjithë fituan dhe të gjithë kanë humbur, sepse askush nuk ka marrë një fitore maksimale.
Çejku: Ka një tregues të demokracisë elektorale. Të gjithë kanë marrë votat që meritojnë, sikurse e kemi në vendin tonë ku dy partitë e mëdha i marrin të gjitha, ose një parti. Të gjithë kanë marrë vota, deri tek individë të panjohur, çka tregon se qytetarët kanë qenë të lirë dhe jo si në që kemi probleme me zgjedhjet.
Të gjithë fituan dhe të gjithë kanë humbur, sepse askush nuk ka marrë një fitore maksimale. Do të jetë balotazhi se cila parti do të jetë e para. Procesi i numërimit për këshillat komunalë nuk ka përfunduar ende, edhe pse në përgjithësi, ndryshe nga sa pritej, LVV-ja e ka ruajtur fuqinë e vet.
