Zeka: Albin Kurti po ndjek politikën e Millosheviçit, bëri që Lista Serbe të fitojë 9 komuna në Kosovë
Milaim Zeka, gazetar tha në “Drejt” nga Luan Rama se Albin Kurti duke ndjekur politikën e Millosheviçit në Kosovës, për ndarje ndaj shqiptarëve të Kosovës, ai arriti që të bëjë që Lista Serbe të fitojë 9 komuna.
Zeka: Komunat serbe kanë marrë fitoren më të madhe pas luftës. Albin Kurti duke ndjekur politikën e Millosheviçit në Kosovës, për ndarje ndaj shqiptarëve të Kosovës, ai arriti që të bëjë që Lista Serbe të fitojë 9 komuna. Kurti është në të njëjtë autostradë me Vuçiçin sa i përket serbëve në Kosovë.
Shkuma në këtë rast ka qenë një flamur me 82 vota, njësoj sikur Millosheviçi vinte në vitet ’90 kryetar komunash dhe bashkisë, kur 99% ishin shqiptarë, ai vinte një serb kryetar. Njëlloj ka vepruar edhe Albin Kurti. Të gjithë të shohin se si valëviten flamujt e Serbisë në veri.
