“Të ndryshohet Kodi Civil”, Korreshi: Në ligj të përfshihet koncepti i familjes bujqësore, si pararojë e çështjes së pronave

Deklaratat e ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve ku u prezantua puna vjetore e kësaj ministrie, kanë shkaktuar reagime në radhët e përfaqësuesve të oopozitës në komision.

Ligjvënësi demokrat Saimir Korreshi në fokus të diskutimit të tij pati çështjen e konceptit të familjes bujqësore dhe të ligjit të pronave.

Deputeti hodhi si sygjerim përfshirjen e konceptit të familjes bujqësore në Kodin Civil.

 “Ne në Kodin Civil akoma nuk e kemi një koncept se çfarë do të thotë familje bujqësore dhe përpara se të të bëjmë një Kod Penal ne duhet të zgjidhim dhe Kodin Civil, konceptin e familjes bujqësore.

Këtë e them si sugjerim sepse të gjithë noterët gjejnë vështirësi se çfarë dokumentesh duhet të përdorin kur një familje bujqësore bën transferim transaksion, do firmosë atë të ‘91 apo familje e ri.

Tek pjestimet e pasurive tek noteri po i njëjti problem lind, pra duhet dhënë një koncept fiks se si e ka legjislativi konceptin e familjes bujqësore, që sot nuk e ka as Gjykata e Lartë.” u shpreh Saimir Korreshi.