Vengu: Shumë shpejt ngrihet Rrjeti Kombëtar i Vullnetarëve për reagimin ndaj fatkeqësive natyrore

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile së bashku me UNDP Albania dhe bashkinë e Elbasanit instruktuan nxënësit e shkollës “Kostandin Kristoforidhi” për reagimin e shpejtë dhe mënyrat e mbrojtjes në rastet e fatkeqësive natyrore.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot pamje nga dita e trajnimit, teksa theksoi se nëpërmjet edukimit bëhet parandalimi i fatkeqësive natyrore.

Vengu u shpreh se shumë shpejt do të ngrihet Rrjeti Kombëtar i Vullnetarëve.

“Ndërtojmë komunitete më të sigurta dhe më të qëndrueshme nëpërmjet informimit dhe trajnimit, dhe shumë shpejtë nëpërmjet ngritjes së Rrjetit Kombëtar të Vullnetarëve si pjesë e vizionit për Mbrojtjen 2030”, theksoi më tej Vengu.