DEBATE TE "LIGJET"/ "E bëri PD", Kaso - Lamallarit: Mashtrove publikisht për ligjin 7501, kërko ndjesë publike (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2025, 11:41
Një deklaratë e bërë nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, në Kuvend, sipas së cilës ligji 7501 u miratua nga Partia Demokratike, ka shkaktuar debat të fortë në Komisionin e Ligjeve.
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, tha se Lamallari duhej të fillonte fjalimin e tij me një ndjesë publike, duke e akuzuar atë për dezinformim.
“Ministri ka pretenduar se ligji 7501 është miratuar nga PD, dhe kjo nuk është e vërtetë. Përfaqësimi i tij si ministër e bën këtë deklaratë të rëndësishme për opinionin publik,” tha Kaso.
Lamallari e justifikoi mashtrimin duke thënë që e kam dëgjuar në media.
