Regjistrohen tre parti për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka regjistruar tre subjekte zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, teksa afati i fundit i regjistrimit të partive është 14 tetor.
Në mbledhjen e zhvilluar sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesat kërkesat e tre partive politike për regjistrimin si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e pjesshme për kryetar në bashkitë Vlorë, Tepelenë, Cërrik dhe Berat, që do të zhvillohen në datën 9 Nëntor 2025.
Në përfundim të shqyrtimit, KSHZ vendosi regjistrimin si subjekte zgjedhore të: “Partia Socialiste e Shqipërisë”; “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”; “Lëvizja Shqipëria Bëhet”
Gjithashtu, u vendos dhënia e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Shkurt Lasku, kandidat i listës shumemërore të Partisë Socialdemokrate, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Në seancën e sotme u miratuan edhe disa elementëve përmbajtësorë të fletës së votimit, për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në disa njësi të vetëqeverisjes vendore, të datës 9 nëntor 2025.

