“Ndalohen monopatinat, le të marshojnë betonieret!” Florian Binaj ironizon aksionin e Policisë me një videopostim pikant

Ndërsa Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme nisën sot operacionin për ndalimin e monopatinave në rrugët e vendit, nuk kanë munguar as reagimet, si nga qytetarët, ashtu edhe nga faktori publik dhe politika.

Një prej tyre është edhe kandidati i pavarur dhe i mbështetur nga opozita për Bashkinë e Tiranës, aktori Florjan Binaj.

Ai ka reaguar me doza të forta ironie dhe sarkazme pas vendimit për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve me monopatina elektrike në Tiranë, duke bërë një video-postim të shkurtër në rrjetin social Facebook.

Aktiri nënvizon se në vend të bllokohen betonierët që jo vetëm shkaktojnë ndotje, por edhe dëmtojnë rrugët e krijojnë trafik, bllokohen monopatinat.

“Ndalohen monopatinat, le të marshojnë betonierët!”, shkruan ai shkurtimisht në videon e animuar pikante të postuar, ku shfaqet një betoniere.