Bylykbashi: Paraburgimet po përdoren si masë represive ndaj qytetarëve. Më kë jeni konsultuar për Kodin e ri Penal?

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, prezantoi këtë të martë Raportin e Punës Vjetore të bërë nga institucioni që ai drejton në fakt prej pak javësh.

Gjatë diskutimeve, deputeti i Partisë Demokratike  Oert Bylykbashi ngriti shqetësimet e tij tek mbipopullimi i paraburgimeve,  ku u shpreh se paraburgimi përdoret në mënyrë masive mbi qytetarët.

“Merrni deklaratat e kryeministrit dhe ajo që flet është gjithë kohës dhunë, dhunë e shtetit mbi shoqërin, dhunë mbi qytetarët dhunë e cila më pas do të prodhojë dhe shifra, sigurisht ka dhe instrumenta të tjerë në qeversisje, nuk është vetëm agresiviteti, dhuna dhe burgu.

Çfarë masash do marrë qeveria që të ndryshojë qasjen në lidhje me mënyrën se si përdoret paraburgimi?

Nga raportimi i  vjetshëm kemi pasur mbi 60% të të ndaluarve në paraburgim si situatë në burgje, ndërkohë këtë vit nuk e di sa është, KE e ka 25%, OSBE flet për të njëjtin problem, pra paraburgimi që përdoret në mënyrë masive mbi qytetarët.

Gjithashtu mbi Kodin Penal sa herë jeni konsultuar me partnerët ndërkombëtarë?” u shpreh Oert Bylykbashi.