Von der Leyen: Vitin tjetër hiqen tarifat roaming Shqipëri-BE! Nga anëtarësimi në SEPA, kompanitë nga Ballkani kursejnë 500 mln euro në vit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen deklaroi sot duke nisur nga viti tjetër do të hiqen tarifat e roaming mes Shqipërisë dhe BE-së.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Von Der Leyen dolli një sërë shembujsh të mbështetjes ndaj vendit tonë.

“Shembull i tretë është roaming. Ne arritëm një marrëveshje me operatorët në 2023-shin dhe vitin që vjen ne do të heqim të gjitha tarifat e roaming midis Shqipërisë dhe BE-së”, tha Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në fjalën e saj në forumin e parë të Investimeve Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Tiranë, tha se qytetarët dhe bizneset në rajon po përjetojnë BE-në në jetën e tyre të përditshme.

Von der Leyen u ndal tek anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA, ku theksoi se tashmë transaksionet me vendet e BE-së janë më të shpejta dhe pas asnjë kosto.

“Në fakt një vit më parë erdha në Shqipëri dhe vizitova gjithë rajonin, me një zotim që qytetarët e kompanitë e Ballkanit Perëndimor do të nisnin të përjetonin BE-në në jetën e tyre të përditshme dhe se ju do të ndjenit të mirat e ecjes para së bashku.

“Pas në viti ka ndodhur pikërisht kështu. Me kujtohet mirë kur Ju, i dashur Edi, më thatë se Shqipëria donte të bëhej pjesë SEPA-s Shërbimet e mia thanë se do të duhej shumë punë nga ana juaj dhe shumë kohë, por më pak se dy vite ju e bëtë realitet. Tarifat e transaksioneve ishin 6 herë më të larta”, tha Von der Leyen.

Sipas saj “anëtarësimi në SEPA do t’ju kursejë kompanive tuaja 500 milionë euro në vit. Këto janë para reale”.

“Kjo do të thotë të përjetosh BE, në kontinentin evropian, në jetën e përditshme! Përparim, jo vetëm në letër, po në realitet. Falë punës së madhe të udhëheqësve si Ju, Edi, dhe këmbënguljes që qytetarëve shqiptarë ky ndryshim po ndodh këtu tani”, u shpreh Von der Leyen.

Von der Leyen shtoi se “ky shembull është provë e një fakti të thjeshtë që Ballkani Perëndimor është tashmë në mënyrë të konsoliduar në rrugëtimin e vet për t’u bërë pjesë e BE-së dhe e dimë çfarë do të thotë kjo në terma ekonomikë”.

Presidentja e KE-së theksoi se të gjitha vendet që janë bërë pjesë e Bashkimit Evropian kanë përjetuar një rritje të pabesueshme ekonomike. Von der Leyen iu bëri thirrje investitorëve që të investojnë tani në Ballkanin Perëndimor, pasi është koha e duhur.

Von der Leyen: Vitin tjetër hiqen tarifat roaming Shqipëri-BE! Nga

“Ekonomia e Polonisë u trefishua në madhësi në më pak se tri dekada. Në Kroaci papunësia u ul nga 17% në 4% vetëm për një dekadë. E njëjta gjë do të ndodhë dhe me mbarë Ballkanin Perëndimor, nuk po flas për një të ardhme të largët, ekonomitë tuaja janë të prirur që të rriten me shpejtësi për vitet në vijim. Ne e miratuam Planin e Rritjes pikërisht për këtë arsye. Plani i Rritjes i Ballkanit Perëndimor synon dyfishimin e PBB rajonale për dekadën e ardhshme”, tha Von der Leyen.

Duke ju drejtuar bizneseve, Von der Lyen tha se kush zgjedh Ballkanin Perëndimor, zgjedh Evropën,

Von der Lyen shtoi se “do të nënshkruajmë 10 marrëveshje të rëndësishme biznesi, nesër do të diskutoni 24 investime të tjera të mundshme dhe së bashku ato mund të sjellin më shumë se 4 miliardë euro investime të reja në rajon”.

“Kjo do të jetë një nxitje masive për gjithë rajonin, kompanitë lokale do të rriten falë investimeve evropiane dhe kompanitë nga Bashkimi Evropian do të zgjerojnë veprimtarinë e tyre në rajon duke krijuar vend pune dhe mundësi të reja”.

“Po çfarë e bën të veçantë këtë forum? Nuk është vetëm madhësia e investimeve që po shpallim, por në këto projekte po e sjellim Ballkanin Perëndimor, brenda politikës sonë industriale të BE-së. Po përçoj një mesazh të qartë tek biznesin nëse zgjidhini Ballkanin Perëndimor, zgjidhini Evropën. Kjo duhet të jetë motoja jonë”, tha Von der Leyen.