Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Smajli: Shembull i zgjedhjeve demokratike, gjithçka shkoi në rregull
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 13 Tetor 2025, 18:45
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, redaktorja e gazetës Infokus, Hateme Smajli, tha se zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë u zhvilluan në qetësi dhe me standarde të larta demokratike, pa incidente të rëndësishme.
" Ka qenë një proces i qetë dhe demokratik dje në zgjedhjet e 12 tetorit, zgjedhjet lokale në Kosovë. Nuk ka pasur ndonjë incident që vlen të theksohet.
Kosova mendoj që është një shembull përsa i përket organizimit të proceseve zgjedhore demokratike.
Mund të them që gjithçka ka shkuar në rregull", u shpreh Smajli.
