VENDORET NË KOSOVË/ Mbyllet gara për 21 komuna që në raundin e parë! Ja kush shkon në balotazh

Qytetarët në 38 komunat e Kosovës votuan më 12 tetor për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe përbërjet e reja komunale. Votimet u zhvilluan pa ndonjë incident të madh.

Në bazë të numërimit të deritanishëm të votave, në 21 komuna qytetarët kanë zgjedhur qysh në rundin e parë krerët e komunave, ndërkaq në 17 të tjerat do të zhvillohet raundi i balotazhit, raporton Radio Evropa e Lirë.

Prishtina, kryeqendra e Kosovës, është në mesin e komunave që do të shkojë në balotazh, kur do të përballen LDK-ja dhe LVV-ja.

Në raundin e parë, LVV-ja dhe PDK-ja fituan në tre komuna, LDK-ja në dy, AAK-ja dhe Nisma e kanë fituar nga një komunë, sikurse edhe Ramiz Lladrovci me listën e tij në Drenas.

KQZ-ja tha se pret që brenda javës të përmbyllë numërimin e të gjitha votave, përkatësisht të asamblistëve, votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe me postë.

JA REZULTATET SIPAS KOMUNAVE

VENDORET NË KOSOVË/ Mbyllet gara për 21 komuna që në

AAK fituese në raund të parë (1 komunë)

Deçan

AAK kryeson pas raundit të parë (4 komuna)

Gjakovë

Klinë

Rahovec

Suharekë

LVV fituese në raundin e parë (3 komuna)

Kamenicë

Podujevë

Shtimë

LVV kryeson pas raundit të parë (2 komuna)

Gjilan

Fushë-Kosovë

LDK fituese në raundin e parë (2 komuna)

Istog

Lipjan

LDK kryeson pas raundit të parë (6 komuna)

Dragash

Obiliq

Prishtinë

Viti

Junik

Pejë

PDK fiton në raundin e parë (3 komuna)

Skënderaj

Ferizaj

Hani Elezit

PDK kryeson pas raundit të parë (4 komuna)

Kaçanik

Mitrovicë e Jugut

Prizren

Vushtri

Malishevë– fiton Nisma në raund të parë

Gllogoc– Fiton Ramiz Lladrovci në raund të parë

KËTA JANË KRYETARËT QË FITUAN PA BALOTAZH

VENDORET NË KOSOVË/ Mbyllet gara për 21 komuna që në

Rezultatet e deritanishme preliminare nga zgjedhjet lokale tregojnë se disa kandidatë tashmë kanë siguruar fitore të qarta për kryetarë komunash.

Nga komunat me shumicë shqiptare: Sami Lushtaku (PDK) prin në Skenderaj me 83,45% të votave, Ilir Ferati (LDK) udhëheq në Istog me 58,78%.

Agim Aliu (PDK) e ka siguruar edhe një mandat me të parën në Ferizaj me 56,40% të votave.

Shpejtim Bulliqi (LVV) udhëheq në Podujevë me 53,18%.

Imri Ahmeti (LDK) prin në Lipjan me 51,30%.

Bashkim Ramosaj (AAK) ka fitore të sigurt në Deçan me 51,56%.

Ramiz Lladrovci, ka dalë fitues në Drenas në garën për të parin e kësaj komune, pas numërimit të të gjitha vendvotimeve atje. Lladrovci ka arritur të marrë 52,31%, ose 13,140 Vota.

Ekrem Kastrati (Nisma) udhëheq në Malishevë me mbi 53,50%.

Edhe Mehmet Ballazhi i PDK-së e ka fituar edhe një mandat pa balotazh. Ai ka marrë 56,47%.

Kadri Rahimaj (LVV) në Kamenicë me 50,56%.

Qemajl Aliu (LVV) në Shtime me 50,52%.

Abdulhadi Krasniçi (KDTP) në Mamushë me 50,52%.

Nga komunat me shumicë serbe, rezultatet preliminare tregojnë epërsi të qartë për Listën Serbe: Zoran Todiq në Leposaviq – 70,35%; Sasha Millosheviq në Novobërdë – 61,31%; Ivica Tanasijeviq në Shtërpcë – 66,41%;  Millosh Peroviq në Zubin Potok – 79,67%; Dragisha Milloviq në Zveçan – 86,66%; Novak Zhiviq në Graçanicë – 61,88%; Tanja Antiq në Ranillug – 72,06%’;Dragan Petkoviq në Partesh – 89,88%; Millan Radojeviq në Mitrovicën e Veriut – 59,67%