Numërohen mbi 8 për qind të votave në Vushtrri, kryeson PDK, VV e ndjek nga pas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2025, 22:12
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar mbi tetë për qind të votave në Komunën e Vushtrrisë.
Nga 8,11 për qind të votave të numëruara, PDK prin me Ferit Idrizin me 43,92 për qind të votave.
Ndërkaq, partia e dytë është ajo e LVV-së me 29,36 për qind të votave, me Sylejman Mehollin kandidat për kryetar.
Partia e tretë është LDK-ja me Xhafer Tahirin me 22,61 për qind të votave.
