Zgjedhjet në Kosovë/ Hapen kutitë e para, rezultati zyrtar i KQZ për Prishtinën: LDK dhe VV në balotazh

Një orë pas mbylljes së qendrave të votimit në Kosovë ka nisur procesi i numërimit të votave.

Siç KQZ konfirmon, numërimi përfshin vetëm votat për kryetarë komunash, ndërsa ato për asamblistët do të përditësohen më vonë.

Deri më tani janë numëruar 1,87% e votave për komunën e Prishtinës dhe kryetari aktual përparim Rama prin me 41.67% të votave.

Ai ndiqet nga Hajrulla Çeku i Vetëvendosjes me 28% të votave dhe i treti është Uran Isamili I PDK-së me 26.50% të votave.

Sipas të gjithë gjasave Rama dhe Çeku do të përballen në balotazh për të vendosur përfundimisht kryetarin që do të drejtojë kryeqytetin e Kosovës në katër vitet e ardhshme.

Zgjedhjet në Kosovë/ Hapen kutitë e para, rezultati zyrtar i KQZ