Forumi i Investimeve në Tiranë, Von der Leyen: Synojmë të dyfishojmë ekonomitë e vendeve të Ballkanit në këtë dekadë
Nga Tirana, në prag të nisjes së Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Presidentja e KE Von der Leyen doli në një konferencë të përbbashkët me kryeministrin Edi Rama, ku konfirmoi mbështetjen e Brukselit për aspiratën e Shqipërisë për t’u integruar me të drejta të plota në familjen evropiane.
Von der Leyen deklaroi se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian dhe se vlerëson përpjekjet e qeverisë shqiptare, teksa kërkoi më shumë punë për realizimin e reformave të nevojshme për antarësimin në BE.
“Mesazhi im është mjaft i qartë Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian, por unë tani dua të theksoj që është një progres i mrekullueshëm, një shpejtësi rekord dhe një përshpejtim shumë të vërtetë në tre vitet e fundit.
Pesë nga gjashtë grupkapitujt tashmë janë të hapura, ne planifikojmë të hapim të fundit këtë vjeshtë dhe unë e di dhe përpjekjen tuaj personale, Zoti Kryeministër dhe të ekipit tuaj që keni investuar në këtë udhëtim.
Qëllimi juaj është që të mbyllni negociatat deri në vitin 2027, që në fakt është ambicioze, por ne na pëlqen ambicia dhe dëshiroj t’ju siguroj që ne jemi të gatshëm të jemi me ju, në çdo hap të kësaj rruge.
Në të vërtetë dy vjet më parë ne lancuam planin e rritjes për Ballkanin Perëdimor dhe parimi është ekonomia juaj ka fituar akses në tregun e përbashkët dhe në këmbim ju zbatoni reformat kyçe.
Kjo është se si marrin situatë të mirë në Ballkanin Perëndimor. Pra, dyert e sektorit të tregut të vetëm janë të hapura për kompanitë tuaja dhe tonat. Pra është një “win-win situation”, dhe plani i rritjes ka potencialin të dyfishojë ekonomitë e vendeve të BP në këtë dekadë” u shpreh Von der Leyen.