Babai i Uzunit për Ora News: Ai jep shpirtin për Kombëtare, gëzim i madh që rrahëm Serbinë

Në një interviste me Ora News nga Rinasi, babai i Myrto Uzunit, tha se ndeshja sot ishte qershia mbi tortë se kemi rrahur Serbinë në tokën e tyre.

Babai i Uzunit: Jam shumë i gëzuar. Ndeshja sot ishte qershia mbi tortë se kemi rrahur Serbinë në tokën e tyre. Uzuni për Kombëtaren jep shpirtin sepse ashtu është brumosur. Fola para 20 minutash me të dhe ishte një gëzim i papërshkrueshëm. Më ka bërë shumë krenar sot. Duhet të marrim pjesë në Botëror sepse po plakemi dhe dua ta shohim aty.