DOKUMENTET/ Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

Në një nga bashkitë më të varfra të Shqipërisë, ku mungojnë rrugët, ujësjellësit dhe kanalizimet, Bashkia Librazhd ka vendosur të shpenzojë gati 300 milionë lekë të vjetra për të ndërtuar një “park aventuresk me observator astronomik”, pra një projekt për të parë yjet me teleskop dhe për të “fluturuar” në zip-line.

Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik, tenderi me numër reference REF-60766-09-09-2025, me objektin “Ndërtim i parkut aventuresk (zip line, ballkon panoramik, observator astronomik)”, është shpallur fitues nga kompania AVDULI, në pronësi të biznesmenit Arben Avduli.

DOKUMENTET/ Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit

Autoriteti kontraktues është Bashkia Librazhd, e drejtuar nga kryetari Mariglen Disha.

Fondi limit: 26,242,388 lekë pa TVSH (rreth 315 milionë lekë të vjetra me TVSH)

Vlera fituese: 23,362,062.30 lekë pa TVSH (rreth 280 milionë lekë të vjetra me TVSH)

DOKUMENTET/ Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit

Pra, vlera fituese përbën 89% të fondit limit, një përqindje që tregon mungesë reale gare, aq më tepër kur në tender kanë marrë pjesë vetëm dy kompani.

DOKUMENTET/ Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit

Dyshime për një tender “me sy nga yjet”, por me këmbët në baltë

Në pamje të parë, ndërtimi i një observatori astronomik në një qytet të vogël mund të tingëllojë si investim në turizëm e shkencë. Por në realitet, shumëkush pyet: a ka Librazhdi nevojë për teleskop, kur mungojnë ndriçimi, kanalizimet e lagjeve dhe infrastrukturat bazike?

DOKUMENTET/ Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit

Kostoja e lartë dhe mungesa e konkurrencës ngrejnë dyshime serioze për mënyrën se si po shpërndahen paratë publike nëpër bashkitë shqiptare.

Ndërkohë që komunitetet rurale përreth Librazhdit përballen çdo dimër me izolim e mungesë investimesh minimale, bashkia duket e përqendruar në projekte që tingëllojnë më shumë si “luks kozmetik” sesa zhvillim real.

DOKUMENTET/ Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit

Në thelb, tenderi për “ballkon panoramik dhe observator astronomik” duket si një shembull tipik i mënyrës sesi pushteti vendor justifikon shpenzime të mëdha me “projekte turistike”, të cilat më pas shërbejnë për riformatimin e fondeve publike në xhepa të njohur.

DOKUMENTET/ Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit

Nëse Librazhdi s’ka ujë, rrugë e punë, tashmë të paktën do ketë një teleskop — për të parë më qartë si humbin paratë e qytetarëve në qiellin e tenderave publikë./JOQ