Sigurimi nga tërmeti/ Xhillari: Projektligji prek vetëm një nga elementët e katastrofave natyrore
Venera Xhillari, Zv. Drejtore e Përgjithshme, Atlantik e ftuar në emisionin "Alert’’ në Ora Neës u shpreh se projekligji për sigurimet e detyruara prek vetëm një nga elementët e katastrofave natyrore.
Xhillari: Projektligji prek vetëm një nga elementët e katastrofave natyrore. Por që nuk zgjidh aktualisht problemin që ne kemi si vend.
Shqipëria është ndër vendet më të riskuara. Katastrofat natyrore nuk përfshijnë vetëm tërmetin por është rrëshqitja, është rritja e temperaturave, ngrohja globale, janë zjarret masive, përmbytja.
Pra ka një nocion shumë gjithëpërfshirës të katastrofave natyrore.Aktualisht ku Shqipëria është ndër vendet më të riskuara si për katastrofat natyrore ashtu edhe pjesë e ngrohjes globale atëherë përgatite një projektligj që të cek vetëm tërmetet.
