Sigurimi nga fatkeqësitë natyrore/ Hysa: Në Shqipëri duhet të nisë nga bizneset
Erald Hysa, Ekspert Sigurimesh në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se në Shqipëri sigurimi nga fatkeqësitë natyrore duhet të nisë nga bizneset.
Hysa: Deklaratat e kryeministrit janë shumë të bukura.
Do ishte shumë mirë të realizohen.
Por e shoh të vështrië dhe do jemi shteti i parë që do i kemi në këto terma.
Në dijeninë time nuk ka një shtet në Europë ose në Perëndim që të ketë një sigurim të detyrueshëm për katastrofat, për tërmetin, për zjarrin kaq shumë gjithëpërfshirës.
Të paktën në dijeninë time.
Nga hulumtimet që kam bërë, del që Franca ka një sigurim për katastrofat natyrore, por atë e ka si plotësim të pjesës përtej policës së sigurimit, pra përtej shumës së sigurimit që ka si mbulim.
Dhe Italia po mundohet shumë por Italia po kërkon ta vendosi për biznese.
Pra hapi kryesor që unë mendoj edhe në Shqipëri duhet të niset, duhet të jetë nga bizneset.
Ato që janë forca tërheqëse e vendit.
