QTU feston 20-vjetorin/ Dy dekada histori suksesi dhe përkushtimi

Qendra e parë tregtare në Shqipëri QTU shënon dy dekada nga hapja, me një fundjavë festive, ulje deri në 70% dhe një super shpërblim  një makinë elektrike Volksëagen ID.3 për vizitorët më besnikë.

QTU, qendra e parë tregtare në Shqipëri, feston këtë vit 20-vjetorin e saj, duke shënuar dy dekada si një nga destinacionet më të dashura për blerje dhe argëtim familjar.

QTU solli për herë të parë në vend konceptin e qendrës tregtare moderne, sipas modeleve ndërkombëtare.

Një hapësirë unike që bashkoi nën një çati dyqanet, shërbimet, gastronominë dhe aktivitetet për të gjitha moshat, duke sjellë një mënyrë krejtësisht të re të jetesës urbane për shqiptarët.

Në këto 20 vite, QTU është kthyer në një pikë referimi për Tiranën dhe më gjerë, jo vetëm si qendër tregtare, por si një hapësirë sociale dhe kulturore.

Qendra ka qenë gjithmonë pranë komunitetit, duke krijuar kujtime të veçanta për breza të tërë familjesh shqiptare. Në kuadër të këtij përvjetori jubilar, QTU ka përgatitur një program festiv të pasur.

Vizitorët kanë mundur të përfitojnë nga ulje deri në -70%, ndërkohë që kulmi i festimeve pritet këtë fundjavë me “Festën e Madhe të Tullumbaceve”, më 12 Tetor – një aktivitet i dedikuar fëmijëve, familjeve dhe atmosferës festive që karakterizon gjithmonë këtë qendër.

Si shenjë falënderimi për besnikërinë e vizitorëve ndër vite, QTU do të dhurojë edhe një makinë elektrike Volksëagen ID.3, simbol i një epoke të re që reflekton vizionin e gjelbër dhe orientimin drejt së ardhmes.

Pjesë e grupit BALFIN, një prej grupeve më të mëdha dhe më të suksesshme në rajon, QTU ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tregtisë me pakicë në Shqipëri, duke sjellë markat më të njohura ndërkombëtare dhe duke kontribuar në ekonominë vendase dhe krijimin e vendeve të punës.

Pas dy dekadash të suksesshme QTU mbetet jo vetëm një qendër tregtare, por një pjesë e përditshmërisë, kujtimeve dhe jetës urbane të mijëra familjeve shqiptare.