Hasani: Qeveria britanike ka punuar ngushtë me atë shqiptare për frenimin e emigracionit të paligjshëm

Avokati në Londër, Naim Hasani në një intervistë në Ora News u shpreh se qeveria britanike ka punuar ngushtë me qeverinë shqiptare sa i përket frenimit të emigracionit të paligjshëm.

Hasani: Britania pavarësisht se nuk është pjesë e BE, vepron në kohezion të plotë me vendet e BE dhe koordinon politikat  e saj sidomos përsa i përket emigracionit dhe sidomos atij të paligjshëm në vendet e BE sidomos në Britani.

Dhe është në interesin e qeverisë britanike që të koordinojë aktivitete, samite që e forcojnë bashkëpunimin mes Britanisë, BE por edhe vendeve të Ballkanit.

Sidomos në këtë kontekst me Republikën e Shqipërisë.

Për arsye të një bashkëpunimi i cili ka filluar më herët që nga qeveria e mëparshme konservatore dhe ish-kryeministri Sunak i cili bëri të mundur kufizimin në maksimum të ardhjes së qytetarëve shqiptarë në mënyrë të paligjshme nga Franca drejt Britanisë me gomone.

Qeveria britanike ka punuar dhe vazhdon të punojë ngushtë me qeverinë shqiptare në mënyrë që të bëhet e mundur reduktimi në maksimum i emigracionit të paligjshëm me gomone nga Franca drejt Britanisë.