Merz uron politikanen venezueliane, Machado për Çmimin Nobel për Paqen
Kancelari gjerman, Friedrich Merz uroi sot udhëheqësen e opozitës venezueliane, María Corina Machado, e cila konsiderohet një kundërshtare e presidentit autoritar, Nicolás Maduro, për marrjen e Çmimit Nobel për Paqen.
“Demokracia zhvillohet nga guximi i individëve”, shkroi sot Merz në X.
“Machado ka luftuar pa u lodhur për liri dhe shtetin e së drejtës në Venezuelë për vite me radhë – vlera për të cilat ne mbështesim në të gjithë botën”, shtoi ai.
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul gjithashtu vlerësoi udhëheqësen e opozitës venezueliane në X – duke e quajtur “një zë për lirinë në të gjithë botën”.
Ai tha se guximi, forca dhe këmbëngulja me të cilat Machado mban gjallë shpresën për demokraci në Venezuelë është e admirueshme.
Komiteti Norvegjez i Nobel-it njoftoi sot në mëngjes në Oslo – se Machado kishte fituar Çmimin Nobel për Paqen – e vlerësuar për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për luftën e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci.
Çmimi Nobel për Paqen konsiderohet përgjithësisht si çmimi më i rëndësishëm politik në botë. Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka theksuar vazhdimisht gjatë javëve të fundit – se ai meritonte të nderohej me këtë çmim.
